spot_img
E hënë, 30 Mars, 2026
15:25
HomeKulturëShqipëria dhe Greqia kanë arritur marrëveshje për restaurimin e filmit “Gurët e...

Shqipëria dhe Greqia kanë arritur marrëveshje për restaurimin e filmit “Gurët e Shtëpisë sime”

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Një hap i rëndësishëm në bashkëpunimin kulturor Shqipëri-Greqi u bë sot gjatë një takimi ndërmjet përfaqësuesve të Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit shqiptar dhe Arkivit të Filmit grek.

Ambasadorja Luela Hajdaraga, së bashku me drejtorin e Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit, Eljan Tanini, dhe specialistët Erand Meca dhe Erjon Tusha, zhvilluan një takim me drejtoreshën e Arkivit të Filmit Grek, Maria Amalia Komninou, dhe përfaqësues teknikë të Arkivit Grek të Filmit.

- Advertisement -

Gjatë takimit u dakordësua restaurimi nga pala greke i filmit shqiptar “Gurët e Shtëpisë sime”, me regji të Dhimitër Anagnostit, si dhe shkëmbimi i ekspertizës, njohurive profesionale dhe materialeve arkivore.

Po ashtu, u planifikua organizimi i aktiviteteve të përbashkëta, përfshirë “Javët e Filmit Shqiptar dhe Grek” dhe “Netët e Premierës së filmit Gurët e Shtëpisë sime”, raporton atsh.

- Advertisement -

Memorandumi i bashkëpunimit pritet të nënshkruhet në vjeshtë.

Takimi u mbyll me një vizitë në ambientet e arkivit, muzeut dhe laboratorit, duke forcuar kështu lidhjet kulturore dhe profesionale midis dy vendeve.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat