spot_img
E hënë, 30 Mars, 2026
15:18
HomeKosovaKurti për ekspozitën: Ka shumë masakra që s’janë përfshirë, gabimet duhet të...

Kurti për ekspozitën: Ka shumë masakra që s’janë përfshirë, gabimet duhet të korrigjohen

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se ekspozita me pasaktësi për masakrat gjatë luftës në Kosovë duhet të korrigjohet.

“Sa i përket ekspozitës e cila, me sa mora vesh tashmë është larguar. Ajo nuk ndodhet më në shesh. Aty ka shumë masakra që nuk janë përfshirë, por kishte edhe të tilla që kanë pasur gabime në tekst. Ato natyrisht me doemos duhet të korrigjohen e të përmirësohen”, tha ai në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë.

- Advertisement -

“E vërteta për ne dhe krimet e kryera në Kosovë duhet të ekspozohen sa më shumë, jo vetëm para botës, por edhe para nesh, në veçanti para të rinjve e brezave që do të vijnë, për shkak se, ju e dini, një pjesë e konsiderueshme e popullsisë te ne, për të mos thënë gati gjysma, ose kanë qenë fëmijë në kohën e luftës dhe nuk e mbajnë në mend qartë dhe nuk kanë pasur si ta kuptojnë atëherë se çfarë po ndodh, dhe në anën tjetër kemi edhe aq shumë të rinj dhe të reja që kanë lindur pas luftës”, tha Kurti.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat