spot_img
E hënë, 30 Mars, 2026
15:25
HomeKosovaPrishtina shton linjat e autobusëve për ndeshjen Kosovë – Turqi: Nisjet nga...

Prishtina shton linjat e autobusëve për ndeshjen Kosovë – Turqi: Nisjet nga Aeroporti çdo një orë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se do të shtojë frekuencën e nisjeve në linjën 1A (Aeroport – Prishtinë dhe anasjelltas), për të përballuar fluksin e madh të udhëtarëve me rastin e ndeshjes së „play-off“-it për Kupën e Botës, Kosovë – Turqi.

Përmes një njoftimi zyrtar, Komuna bëri të ditur se në bashkëpunim me ndërmarrjen „Trafiku Urban“, ky plan special do të jetë në fuqi më 31 mars dhe 1 prill, si përgjigje ndaj rritjes së kërkesës për qarkullim nga ana e tifozëve dhe qytetarëve.

- Advertisement -

„Nisjet do të realizohen çdo një orë, nga ora 06:00 deri në 24:00, nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ‘Adem Jashari’ dhe nga Stacioni i Autobusëve në Prishtinë“, thuhet në njoftimin e Komunës.

Ky vendim synon të lehtësojë transportin e bashkëatdhetarëve dhe adhuruesve të futbollit që vijnë nga jashtë vendit për të ndjekur sfidën vendimtare të „Dardanëve“ në stadiumin „Fadil Vokrri“.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat