spot_img
E hënë, 30 Mars, 2026
15:54
HomeKosovaTahiri kritikon Kurtin për presidentin: Nuk bëjmë marrëveshje nëpër kafe, duhet tryezë...

Tahiri kritikon Kurtin për presidentin: Nuk bëjmë marrëveshje nëpër kafe, duhet tryezë serioze

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka njoftuar se seanca e radhës e Kuvendit do të mbahet këtë të enjte, ndërsa ka lëshuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti lidhur me çështjen e presidentit.

Tahiri deklaroi se në mbledhjen e Kryesisë nuk është diskutuar fare çështjen e kreut të shtetit, duke e cilësuar këtë si një neglizhencë të qëllimshme të qeverisë. Sipas tij, faji për ngërçin e mundshëm bie drejtpërdrejt mbi Kurtin, i cili sipas Tahirit, po synon t’i kapë të gjitha institucionet e pavarura.

- Advertisement -

„Po vazhdon avazi i njëjtë: të gjithë bërtasin se si të zgjidhet presidenti, por nuk ka asnjë veprim nga qeveria. Kjo është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e Albin Kurtit. Ai i ka 66 vota për qeveri, por për presidentin duhen 80 vota. Për t’i pasur ato, duhet marrëveshje, të cilën ai nuk e ka dashur sepse ka preferuar njerëz të partisë së tij“, u shpreh Tahiri.

Refuzimi i takimeve „për kafe“ Tahiri bëri të qartë se AAK-ja nuk do të pranojë ftesa për takime jozyrtare apo individuale që nuk kanë karakter serioz institucional.

- Advertisement -

„Nëse na ftojnë në takime ‘një me një’ sa për të pirë kafe, nuk do të marrim pjesë. Me pas dashur, procesi i konsultimit do të niste që në fillim me një tryezë të përbashkët, ku do të diskutohej profili, kriteret dhe potenciali që duhet të ketë presidenti. Nuk ka kuptim që një milion njerëz të dalin sërish në votime vetëm sepse një formacion politik dëshiron të marrë çdo institucion“, shtoi ai.

Përveç kësaj, Tahiri e cilësoi si dështim serioz edhe çështjen e ekspozitës së fundit, duke kërkuar që ky lëshim të ketë trajtim të menjëhershëm institucional në seancën e radhës.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat