spot_img
E hënë, 30 Mars, 2026
15:47
HomeKosovaIsh-ambasadori Arifi i reagon ashpër Shkëlzen Gashit

Ish-ambasadori Arifi i reagon ashpër Shkëlzen Gashit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ish-ambasadori i Kosovës në Arabinë Saudite, Avni Arifi, njëkohësisht një nga akterët kryesorë të shumë proceseve të Kosovës siç është edhe negocimi i bisedimeve Kosovë Serbi, ka reaguar ashpër ndaj Shkëlzen Gashit dhe ekspozitës që ai kishte planifikuar ta mbajë nga 24 marsi deri më 7 prill.

“Narrativa e Zotit Gashi është anti shqiptare, pikë. S’ka çka shtojmë më shumë këtu. Është e tmerrshme se qysh si Gashi e plot liderë politik me poste të rëndësishme shtetërore, thonë në Kosovë që UÇK-ja është organizatë kriminale e shumëçka tjetër, ndërkaq jashtë vendit, krenohen me këto gjëra.” Tha Arifi në #gjesi morning show.

- Advertisement -

Ai po ashtu thekson se që nga viti 2021 në Kosovë, i është dhënë shumë hapësirë narrativës serbe.

“Që nga ardhja në pushtet e LVV-së, po edhe më parë, narrativa serbe në Kosovë ka gjetur vend jashtëzakonisht shumë në mesin tonë. Është e çuditshme dhe shumë e rrezikshme kur ka njerëz të tillë që i shërbejnë kësaj narrative”, shtoi mes tjerash Arifi.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat