spot_img
E diel, 5 Prill, 2026
18:40
HomeKosovaÇitaku i përgjigjet Surroit për Deklaratën e Pavarësisë: Hashim Thaçi nuk e...

Çitaku i përgjigjet Surroit për Deklaratën e Pavarësisë: Hashim Thaçi nuk e fitoi „lotarinë“, mandatin ia dha populli

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, i ka reaguar ashpër publicistit Veton Surroi, pas deklaratave të këtij të fundit se Deklaratën e Pavarësisë më 17 shkurt 2008 do të duhej ta lexonte Fatmir Sejdiu.

Përmes një reagimi në rrjetin social Facebook, Çitaku u shpreh se „urrejtja verbon dhe ta humb arsyen“, duke theksuar se merak i vetëm i Surroit ka mbetur fakti pse protagonist i asaj dite ishte Hashim Thaçi. Ajo zbuloi detaje nga prapaskenat e organizimit, duke kujtuar se çdo hap ishte i koordinuar me aleatët ndërkombëtarë.

- Advertisement -

„Kam pasur nderin të udhëheq komisionin ndërinstitucional që ka bërë të gjitha përgatitjet. Çdo detaj, nga teksti i deklaratës deri te koncerti i Filharmonisë, nuk ka qenë rastësor. Çdo gjë është kuruar me kujdes dhe në koordinim të ngushtë me juristë dhe ekspertë ndërkombëtarë“, shkroi Çitaku.

Formulimi që mbrojti Kosovën në GJND Çitaku sqaroi se formulimi „Ne, udhëheqësit e popullit tonë, të zgjedhur në mënyrë demokratike…“, nuk ishte i rastësishëm, por një argument kyç për mbrojtjen e Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND).

- Advertisement -

„Hashim Thaçi nuk e ka fituar ‘lotarinë’ për ta shpallur pavarësinë. Ai e ka marrë mandatin nga qytetarët dhe në atë sallë ka qenë lideri më i votuar. Skenari i seancës është ndërtuar me kujdes të jashtëzakonshëm dhe në koordinim me juristë amerikanë“, theksoi ajo.

„Fati i shkruar vetë“ Në mbyllje të reagimit të saj, Çitaku rreshtoi kontributin e Thaçit në proceset shtetformuese, që nga uniforma e UÇK-së e deri te delegacioni i Rambujesë.

„Hashim Thaçi fatin e tij e ka shkruar vetë. Edhe kur ka veshur uniformën e UÇK-së, edhe kur ka kaluar kufirin në këmbë dhjetëra herë, edhe kur ka udhëhequr në Rambuje. Fatin e ka ndërtuar vetë me guxim dhe vizion. Nuk e ka dhuratë nga askush“, përfundoi Çitaku me hashtagun #LiriaKaEmër.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat