spot_img
E enjte, 16 Prill, 2026
22:12
HomeKosovaProkuroria del me njoftim për intervistimin e Gashit dhe bastisjen e banesës...

Prokuroria del me njoftim për intervistimin e Gashit dhe bastisjen e banesës së tij

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka njoftuar se është duke zhvilluar veprime hetimore lidhur me rastin e ekspozitës “Masakrat në Kosovë 1998–1999” në sheshin “Nënë Tereza”, në Prishtinë.

Në njoftimin e saj, prokuroria thekson se “në kuadër të hetimeve, është intervistuar një person Sh.G., nën dyshimin për veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit””, që bëhet fjalë për Shkëlzen Gashin.

- Advertisement -

Gjithashtu, në vendbanimin e të dyshuarit, prokuroria njofton se është realizuar një urdhër kontrolli nga hetuesit e Departamentit për Krime të Rënda, “me qëllim sigurimin e provave relevante për hetimin”.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat