spot_img
E martë, 31 Mars, 2026
15:20
HomeKulturë“Lojë dritash” i shkrimtarit Daniel Kehlmann promovohet në Bibliotekën Kombëtare

“Lojë dritash” i shkrimtarit Daniel Kehlmann promovohet në Bibliotekën Kombëtare

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Në mjediset e Bibliotekës Kombëtare u bë promovimi i përkthimit në shqip të romanit “Lojë dritash”, nga shkrimtari i mirënjohur austriako-gjerman Daniel Kehlmann.

Takimi u zhvillua në formën e një dialogu frymëzues mes autorit dhe përkthyeses së tij në shqip, Anna Kove. Kjo është hera e parë që shkrimtari vjen në vendin tonë. Ai është një nga zërat më të rëndësishëm të letërsisë bashkëkohore evropiane dhe ndërkombëtare. Vepra e tij, e përkthyer në dhjetëra gjuhë, ka ndërtuar ura mes kulturave dhe ka sjellë një qasje të veçantë ndaj historisë, identitetit dhe imagjinatës njerëzore.

- Advertisement -

“Një bisedë që jo vetëm ndriçoi universin krijues të Kehlmann-it, por edhe dëshmoi se letërsia është një hapësirë e përbashkët reflektimi dhe dialogu”, shkruhet në faqen e Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë, e cila falënderoi gjithashtu të gjithë ata që kontribuuan për të sjellë një autor të këtij kalibri pranë lexuesit shqiptar. /atsh

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat