spot_img
E martë, 31 Mars, 2026
18:30
HomeKosovaPolicia: Siguria për ndeshjen sipas standardeve të UEFA-s

Policia: Siguria për ndeshjen sipas standardeve të UEFA-s

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme që ndeshja e sontme historike mes Kosovës dhe Turqisë të kalojë nën një atmosferë festive dhe pa asnjë incident. Kapiteni Bajram Shabani, shef i sektorit për planifikim permanent dhe koordinim operacional, ka bërë të ditur se organizimi i sigurisë është në përputhje të plotë me protokollet e rrepta të UEFA-s.

Sipas Shabanit, Policia e Kosovës është tashmë e certifikuar për detyra të tilla dhe ka intensifikuar bashkëpunimin me zyrtarët e sigurisë të deleguar nga UEFA.

- Advertisement -

“UEFA delegon zyrtarët e vet të sigurisë, të cilët kanë protokollin përkatës, dhe ai implementohet tani edhe nga Policia e Kosovës. Ne jemi familjarizuar me rregulloret e tyre dhe për ne kjo është një lehtësim i madh, pasi në këtë drejtim jemi jashtëzakonisht profesionalë“, deklaroi Shabani në emisionin „tre8tre” në KTV.

Përvoja nga e kaluara dhe numri i shtuar i policëve Institucionet vendore kanë fituar një përvojë të konsiderueshme ndër vite, duke nisur që nga ndeshja e parë historike e vitit 2014 kundër Haitit. Për përballjen e sontme, Policia ka paraparë një prezencë masive në terren.

- Advertisement -

“Policia e Kosovës ka planifikuar një numër të mjaftueshëm të zyrtarëve policorë. Kemi shtuar veprimet në mënyrë që kjo ndeshje të kalojë pa asnjë incident dhe tifozëritë ta shijojnë atmosferën festive në stadium dhe jashtë tij”, shtoi kapiteni Shabani.

Kujdes: Bllokimi i rrugëve në kryeqytet Për shkak të masave të sigurisë dhe mbarëvajtjes së operacionit, qytetarët janë njoftuar se do të ketë bllokime të përkohshme të disa segmenteve rrugore pranë stadiumit „Fadil Vokrri“. Policia u bën thirrje pjesëmarrësve në trafik që të bashkëpunojnë dhe të ndjekin udhëzimet e zyrtarëve policorë për të shmangur bllokimet e panevojshme.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat