spot_img
E shtunë, 4 Prill, 2026
12:52
HomeKosovaPDK kritika të ashpra Qeverisë: Gjendja në bujqësi, infrastrukturë dhe sigurinë e...

PDK kritika të ashpra Qeverisë: Gjendja në bujqësi, infrastrukturë dhe sigurinë e ushqimit është alarmante

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Infrastrukturë dhe Transport ka miratuar gjatë mbledhjes së sotme fushëveprimtarinë e tij. Megjithatë, procesi është shoqëruar me kritika të ashpra nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) drejtuar qeverisë, raporton Ekonomia Online.

Anëtari i këtij Komisioni nga PDK-ja, Mërgim Lushtaku, ka renditur një sërë pakënaqësish, duke e cilësuar gjendjen në pothuajse të gjithë sektorët si alarmante. Lushtaku kërkoi mbikëqyrje të drejtpërdrejtë në terren për të vëzhguar lëmitë ku ka më shumë ankesa nga qytetarët.

- Advertisement -

Infrastruktura dhe kontratat njëburimore Lushtaku ngriti shqetësimin për çështjen e kontratave njëburimore në Ministrinë e Infrastrukturës, duke theksuar se shumë probleme kanë mbetur pa u evidentuar. “Kemi rastin e autostradës kombëtare ku ka pasur rrëshqitje të dheut dhe mbi 20 ankesa nga institucionet e sigurisë, ndërsa ministria përkatëse nuk ka marrë asnjë veprim. Kemi raste me fatalitet ku njerëzit kanë humbur jetën, prandaj duhet të jemi vigjilentë dhe të ngrisim zërin si përfaqësues të qytetarëve”, deklaroi ai.

Bujqësia dhe vonesat në grante Sipas deputetit të PDK-së, bujqësia është një tjetër fushë e lënë në harresë nga ekzekutivi. Ai theksoi se fermerët nuk po e marrin me kohë mbështetjen përmes granteve dhe subvencioneve, gjë që po e dëmton prodhimin vendor.

- Advertisement -

Alarm për sigurinë e ushqimit Një pikë tjetër tejet shqetësuese që u ngrit gjatë mbledhjes ishte cilësia e ushqimit në tregun e Kosovës. Lushtaku u shpreh se institucionet janë në dijeni për praninë e produkteve që nuk do të lejoheshin në asnjë vend të Evropës. “Pjesa e ushqimit është shumë alarmante. Në Evropë nuk do të lejoheshin të dilnin në treg produkte me parazitë e krimba, siç ka pasur raste te ne. Tregu është i mbushur me produkte të tilla dhe institucionet tona e dinë këtë më së miri”, shtoi Lushtaku.

Në fund, Komisioni miratoi edhe procesverbalin e mbledhjes së mbajtur më 18 shkurt, ndërsa Lushtaku theksoi se opozita do të mbetet konkrete në dhënien e sugjerimeve dhe mbikëqyrjen e zbatimit të ligjeve, pa pritur vetëm planet strategjike të qeverisë.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat