spot_img
E martë, 31 Mars, 2026
18:10
HomeSport“Kosova është zemra e Shqipërisë”, Tifozat Kuq e Zi në përkrahje të...

“Kosova është zemra e Shqipërisë”, Tifozat Kuq e Zi në përkrahje të Dardanëve

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Në prag të ndeshjes historike mes Kosovës dhe Turqisë, emocionet në mbarë trojet shqiptare po arrijnë kulmin. Përkrahja për “Dardanët”ka ardhur nga të gjitha anët, por një mesazh i veçantë ka marrë vëmendjen e të gjithëve.

Tifozët Kuq e Zi, mbështetësit besnikë të Kombëtares shqiptare, kanë publikuar një fotografi domethënëse të hartës së Kosovës. Kjo fotografi shoqërohet me një mbishkrim të fuqishëm që përçon mesazhin e unitetit vëllazëror: “Kosova është zemra e Shqipërisë”.

- Advertisement -

Ky gjest simbolik vjen në një moment vendimtar, kur Kosova luan finalen e “play-off”-it për kualifikim në Kampionatin Botëror 2026. Ky mesazh rikonfirmon faktin se, pavarësisht dy përfaqësueseve në fushë, zemra e tifozërisë shqiptare rreh si një e vetme në mbështetje të ëndrrës së madhe të Kosovës.

Atmosfera në Prishtinë po nxehet nga minuta në minutë, ndërsa vëmendja e të gjithë shqiptarëve sonte në orën 20:45 do të jetë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat