spot_img
E enjte, 2 Prill, 2026
00:04
HomeSiguriaUshtriaKFOR-i zhvillon trajnim të përbashkët me Forcat e Armatosura të Zvicrës

KFOR-i zhvillon trajnim të përbashkët me Forcat e Armatosura të Zvicrës

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Forcat ajrore dhe tokësore të Komandës Rajonale-Veri (RC-E) të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, zhvilluan trajnim për transport me litar (“sling-load”) së bashku me Forcat e Armatosura të Zvicrës në Kampin Novo Selo.

Në njoftimin e KFOR-it potencohet se trajnimi ka për qëllim përmirësimin e aftësisë për të transportuar në mënyrë të sigurt pajisje dhe për të mbajtur operacione në rajon.

- Advertisement -

“Përmes këtyre aktiviteteve, të përqendruara në ndërveprimin ndërmjet forcave aleate dhe transportin e shpejtë e të sigurt të furnizimeve kritike, personeli i KFOR-it ruan vetëdijen për situatën, duke reflektuar angazhimin e vazhdueshëm të KFOR-it për sigurimin e një ambienti të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë”, thuhet në njoftim.

KFOR rithekson se vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për të kontribuar në një ambient të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe për lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat