spot_img
E mërkurë, 1 Prill, 2026
14:37
HomeKosovaMuriqi: Do të dëshiroja ta udhëhiqja ekipin në Amerikë, por ndonjëherë fati...

Muriqi: Do të dëshiroja ta udhëhiqja ekipin në Amerikë, por ndonjëherë fati nuk të përcjell

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, është shprehur tejet krenar që është pjesë e përfaqësueses sonë, duke theksuar dëshirën e madhe që kishte për ta udhëhequr ekipin drejt Kampionatit Botëror në Amerikë.

Këto komente Muriqi i bëri gjatë ceremonisë zyrtare në Presidencë, ku Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, dekoroi Kombëtaren e Kosovës me Medaljen Presidenciale të Meritave. Ndonëse kualifikimi nuk u arrit, kapiteni u shpreh optimist për të ardhmen dhe brezat e rinj që po vijnë.

- Advertisement -

“Po shpresojmë që në të ardhmen, pasi kemi një gjeneratë shumë të mirë. Një gjeneratë e artë po vjen, ende nuk e kemi arritur kulmin tonë. Unë jam shumë krenar që jam pjesë e Kosovës. Si kapiten i ekipit, kisha pasur shumë dëshirë ta udhëhiqja grupin në Amerikë, por ja që ndonjëherë fati nuk të përcjell”, deklaroi Muriqi.

Pavarësisht zhgënjimit nga rezultati i fundit, sulmuesi shtatlartë falënderoi institucionet dhe popullin në emër të ekipit, duke premtuar angazhim maksimal për garat e radhës.

- Advertisement -

„Ju falënderoj të gjithëve në emër të ekipit. Shpresoj që radhën tjetër të jemi në një kualifikim Evropian apo Botëror“, përfundoi kapiteni “Dardan”.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat