Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutas, ka pritur në takim ministrin e Rinisë dhe Sportit të Turqisë, Osman Askin Bak.
KFOR-i ka bërë të ditur se gjatë takimit, të dy ata, kanë shkëmbyer mendime mbi disa tema, përfshirë këtu, edhe situatën aktuale të sigurisë në Kosovë, aktivitetet në vijim të KFOR-it dhe prioritetet e tij kryesore për të ardhmen.
“Gjeneralmajor Ulutaş gjithashtu theksoi kontributin afatgjatë të Turqisë në KFOR dhe mbështetjen e saj të vazhdueshme’’, thuhet mes tjerash në njoftim.
Postimi i plotë:
Komandanti i misionit të udhëhequr nga NATO, KFOR, Gjeneralmajor Özkan Ulutaş, u takua me Ministrin e Rinisë dhe Sportit të Republikës së Turqisë, Shkëlqesinë e Tij Osman Aşkın Bak, në selinë e KFOR-it në Kampin Film City në Prishtinë.
Ata shkëmbyen mendime mbi një sërë temash, përfshirë situatën aktuale të sigurisë në Kosovë, aktivitetet në vijim të KFOR-it dhe prioritetet e tij kryesore për të ardhmen. Gjeneralmajor Ulutaş gjithashtu theksoi kontributin afatgjatë të Turqisë në KFOR dhe mbështetjen e saj të vazhdueshme.
KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe në lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë.



