spot_img
E diel, 5 Prill, 2026
18:59
HomeLajmeAdemi: Shpresoj që një ditë do të vijmë me medalje nga Kampionati...

Ademi: Shpresoj që një ditë do të vijmë me medalje nga Kampionati Evropian

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kombëtarja e Kosovës nuk arriti mbrëmë ta siguronte biletën për në Kampionatin Botëror “Amerikë 2026”, pasi u mposht minimalisht 0–1 nga Turqi në stadiumin “Fadil Vokrri”. Goli i vetëm i takimit u shënua nga Kerem Aktürkoğlu në minutën e 53-të, duke shuar kështu ëndrrën e “Dardanëve” për kualifikim.

Megjithatë, përkundër humbjes, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot ekipin në një ceremoni zyrtare, ku i ka nderuar futbollistët me Medaljen e Artë Presidenciale. Gjatë këtij takimi, kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e vazhdueshme të Presidencës.

- Advertisement -

“Ne vërtet nuk shkuam në Kupën e Botës, por një medalje nga shteti ynë, nga zemra e shtetit tonë, është për ne shumë e rëndësishme. Ne si federatë dhe si futbollistë jemi shumë të lumtur që kemi pasur një bashkëpunim kaq të mirë dhe të afërt me Presidenten tonë, e cila na është gjendur pranë në çdo kohë – si kur kemi qenë mirë, ashtu edhe kur kemi qenë keq”, deklaroi Ademi.

Kreu i FFK-së vlerësoi lart rolin e Presidentes në lehtësimin e procedurave për futbollistët dhe prezencën e saj konstante në mbështetje të sportit.

- Advertisement -

“Jemi gjithmonë mirënjohës si federatë dhe në emër të gjithë komunitetit të futbollit, që numëron mbi 57 mijë anëtarë. Besoj se edhe në të ardhmen do të jemi bashkë dhe sigurisht që një ditë do t’ju vijmë me një medalje të Kampionatit Evropian apo të Kupës Evropiane”, përfundoi Ademi.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat