spot_img
E mërkurë, 1 Prill, 2026
16:17
HomeEkonomiPërplasje në Komisionin për Buxhet: Pushteti refuzon diskutimin për pagën e 13-të...

Përplasje në Komisionin për Buxhet: Pushteti refuzon diskutimin për pagën e 13-të dhe çmimet e naftës

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa, ka kërkuar sot në Komisionin për Buxhet përfshirjen e tri pikave urgjente në rendin e ditës, duke kërkuar llogaridhënie nga ministri i Financave, Hekuran Murati. Megjithatë, kërkesa e tij u hodh poshtë me pesë abstenime të deputetëve të pushtetit.

Mustafa argumentoi se prania e ministrit Murati në mbledhje ishte rasti i duhur që ai të raportonte për tri çështje jetike:

- Advertisement -
  1. Shtrenjtimi i jetesës: Raportim mbi masat e qeverisë ndaj rritjes së çmimeve të naftës dhe energjisë, të cilat kanë rënduar standardin e jetesës së qytetarëve.

  2. Paga e 13-të në RTK: Sqarime se pse zyrtarët e transmetuesit publik nuk i kanë pranuar këto mjete dhe cili është plani për realizimin e tyre.

    - Advertisement -
  3. Sektori shëndetësor: Raportim mbi mosdhënien e pagës së 13-të për punonjësit shëndetësorë, pavarësisë premtimeve dhe raportimeve mediatike.

“Kemi ftuar dy takime me urgjencë brenda 24 orëve, gjë që është në rregull për situata emergjente. Por shpresova që sot do të shohim pika që prekin drejtpërdrejt ekonominë dhe qytetarin. Shfrytëzova rastin pasi ministri është prezent këtu”, deklaroi Mustafa.

Përgjigjja e pozitës: “Debatoni në seancën e së premtes” Kryetari i Komisionit nga Lëvizja Vetëvendosje, Enver Haliti, u shpreh se mbledhjet e jashtëzakonshme kanë rend dite të paracaktuar dhe praktika nuk lejon pika shtesë. Ai u bëri thirrje deputetëve të opozitës që këto pyetje t’i adresojnë në seancën e Kuvendit.

“LDK-ja ka ftuar një seancë për të premten që prek pikërisht këto tema. Mendoj se aty ka hapësirë të mjaftueshme që të merrni përgjigje jo vetëm nga ministri i Financave, por edhe nga Kryeministri dhe dikasteret e tjerë”, tha Haliti.

Pas hedhjes në votim, kërkesa e Mustafës mori vetëm tri vota për, ndërsa pesë abstenimet e deputetëve të shumicës parlamentare bënë që pikat të mos futeshin fare në rendin e ditës.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat