spot_img
E mërkurë, 1 Prill, 2026
16:08
HomeKosovaQeverisë i kërkohet më shumë transparencë për procesin integrues të Kosovës në...

Qeverisë i kërkohet më shumë transparencë për procesin integrues të Kosovës në BE

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Transparencë më të madhe nga qeveria në procesin integrues të Kosovës në Bashkimin Evropian u kërkua të mërkurën në Komisionin parlamentar për Integrime Evropiane.

Kryetarja e komisionit, deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, duke diskutuar për shqyrtimin e planit të punës së komisionit e konsideroi të nevojshme që kryenegociatori i Kosovës për integrim në Bashkim Evroian, Jeton Zulfaj të vjen në komision për raportin gjatë këtij muaji.

- Advertisement -

Sipas saj, duhet të ftohen edhe ambasadoret e akredituar në Prishtinë për të marrë perspektivën e tyre për rrugën e Kosovës drejt unionit evropian, raporton KosovaPress.

Mirëpo sipas saj në agjendë thirrja e ambasadorët duhet te ndodh në muajin maj, pasi të shihet si përmbyllet çështja e presidentit, pasi BE-ja ka prioritet edhe stabilitetin institucional në Kosovë.

- Advertisement -

Kërkesë të ngjashme adresoi edhe deputetja tjetër opozitare nga AAK-ja, Time Kadrijaj.

Ndërkaq, anëtarja e komisionit nga radhët e LVV-së, Liza Gashi, theksoi nevojën e organizimit edhe të një tryeze të përbashkët me të gjithë ambasadorët e huaj të BE-së.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat