spot_img
E mërkurë, 1 Prill, 2026
18:14
HomeKosovaDeputetja e VV thotë se kanë kërkuar nga opozita që të propozojë...

Deputetja e VV thotë se kanë kërkuar nga opozita që të propozojë kandidat konsensual për president

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Liza Gashi, ka deklaruar se partia në pushtet mbetet e hapur për bashkëpunim me subjektet opozitare për procesin e zgjedhjes së presidentit të ri të vendit.

Në një bisedë për RTV21, Gashi ka sqaruar pozicionin e votave brenda koalicinit, duke theksuar se aktualisht i kanë të siguruara 66 vota, numër ky i pamjaftueshëm për të përmbyllur procesin pa pjesëmarrjen e opozitës.

- Advertisement -

“Kemi qenë të hapur që nga dita e parë; ftesat kanë qenë po ashtu prezente për opozitën, kështu që unë po shpresoj që të vijmë deri te një dakordim. LVV-ja i ka 57 vota, ndërsa 66 jemi së bashku me partnerët në koalicion. Ne jemi të hapur që të procedojmë tutje, në mënyrë që të mos e dërgojmë vendin në zgjedhje. Përgjigjja i mbetet opozitës”, deklaroi ajo.

Përgjigjja ndaj kritikave për zvarritje Deputetja Gashi u është përgjigjur edhe akuzave të opozitës se LVV-ja po e zvarrit qëllimisht procesin me synimin për të provokuar zgjedhje të reja parlamentare. Ajo i hodhi poshtë këto pretendime, duke thënë se përgjegjësia për zgjidhjen e situatës tashmë rëndon mbi kampin opozitar.

- Advertisement -

“Si ka mundësi që ta zvarrisim ne? Ne vazhdimisht kemi kërkuar nga opozita që të vijë me një kandidat konsensual. Vazhdimisht kemi kërkuar bashkëbisedim apo dialog. Le të dalë opozita dhe të na tregojë nëse po dëshiron zgjidhje të situatës aktuale”, shtoi Gashi.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat