spot_img
E diel, 5 Prill, 2026
18:53
HomeKosovaPrebreza ironizon Prishtinën, paralajmëron taksë 20 euro për prishtinasit që hyjnë në...

Prebreza ironizon Prishtinën, paralajmëron taksë 20 euro për prishtinasit që hyjnë në Fushë-Kosovë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryetari i Komunës së Fushë-Kosovës, Valon Prebreza, ka reaguar me ironi të mprehtë ndaj paralajmërimit se Komuna e Prishtinës do të vendosë një taksë prej 10 eurosh për çdo automjet që hyn në zonën e qendrës së kryeqytetit.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Prebreza ka “kërcënuar” me masa reciproke, duke propozuar një taksë prej 20 eurosh enkas për banorët e Prishtinës që hyjnë në territorin e komunës që ai udhëheq.

- Advertisement -

“Nëse kjo kalon në Komunën e Prishtinës, atëherë unë do të vendos taksë ditore prej 20 eurosh vetëm për banorët e Prishtinës që hyjnë në territorin e komunës së Fushë-Kosovës, si dhe një taksë prej 10 eurosh për hyrjen në rrugën e aeroportit, e kështu me radhë (çfarë të na bjerë në mend ndërkohë)”, ka shkruar Prebreza.

Lehtësimi i komunikacionit si arsyetim Në të njëjtën linjë ironike, kreu i Fushë-Kosovës shtoi se këto masa hipotetike do të shërbenin për një qëllim të ngjashëm me atë të Prishtinës: rregullimin e trafikut.

- Advertisement -

“Besoj se këto masa do të ndikojnë drejtpërdrejt në lehtësimin e komunikacionit të stërngarkuar në Fushë-Kosovë”, përfundoi ai.

Ky reagim vjen pas diskutimeve të shumta në publik rreth ideve për taksa rrugore brenda kryeqytetit, gjë që ka nxitur debate mes banorëve të komunave fqinje që frekuentojnë Prishtinën çdo ditë për punë dhe shërbime.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat