spot_img
E mërkurë, 1 Prill, 2026
19:57
HomeEkonomiEkzekutohen pagat me rritje: Murati sqaron shtesat për përvojën e punës dhe...

Ekzekutohen pagat me rritje: Murati sqaron shtesat për përvojën e punës dhe pagën e 13-të

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se krahas pagës së 13-të për sektorin publik, janë ekzekutuar edhe pagat e rregullta, të cilat këtë herë përfshijnë shtesën e rritur për përvojën e punës.

Sipas Muratit, shtesa për përvojën e punës është rritur nga 0.50% (nga 0.25% sa ishte më parë) për 15 vitet e para të përvojës. Ky ndryshim nënkupton një rritje efektive të pagës për të gjithë të punësuarit që marrin pagë nga buxheti i shtetit.

- Advertisement -

“Vlen të theksohet se shtesa e rritur e përvojës së punës është paguar në mënyrë retroaktive edhe për dy muajt e kaluar, janar dhe shkurt”, deklaroi ministri përmes një postimi në rrjetet sociale.

Udhëzimet për gratë në pushim të lehonisë Sa i përket shqetësimeve për pagën e 13-të, veçanërisht për gratë që ndodhen në pushim të lehonisë dhe mund të mos e kenë pranuar pagesën dje, Murati ka dhënë udhëzime të qarta.

- Advertisement -

“Kurse sa u përket rasteve të grave në pushim të lehonisë që mund të mos jenë procesuar dje për pagën e 13-të, të punësuarat duhet t’u drejtohen menaxhmentit në institucionin ku punojnë”, shpjegoi ai.

Ministri sqaroi se listat e pagave përgatiten nga secili institucion përkatës dhe se ato janë përgjegjëse për lëshimet eventuale. Megjithatë, ai siguroi se çdo lëshim teknik mund të korrigjohet dhe të ekzekutohet në muajin vijues.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat