spot_img
E mërkurë, 1 Prill, 2026
20:51
HomeKosovaKapet mall i padeklaruar me vlerë mbi 26 mijë euro në Ferizaj

Kapet mall i padeklaruar me vlerë mbi 26 mijë euro në Ferizaj

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Dogana e Kosovës, gjatë një kontrolli rutinë, ka zbuluar një rast të tentimit për futje të mallrave të padeklaruara në zyrën doganore të brendshme në Ferizaj.

Sipas njoftimit, gjatë kontrollit të maunës që ishte në procedurë doganore, një person fizik, shtetas i huaj, është vërejtur duke nxjerrë dy pako nga kabina e mjetit transportues. Ky veprim ka ngritur dyshime tek zyrtarët doganorë, të cilët kanë ndërhyrë menjëherë për të kryer kontroll të detajuar.

- Advertisement -

“Pas kontrollit fizik të pakove, zyrtarët doganorë kanë konstatuar se në to ndodheshin gjithsej 896 copë produkte të llojit “MOSPORT 500”, të cilat përdoren për trajtime mjekësore”, thuhet në njoftim.

Gjatë verifikimeve shtesë, autoritetet kanë njoftuar se plumbat doganorë dhe litari sigurues i mjetit nuk kishin pësuar dëmtime, ndërsa mjeti kishte qenë nën mbikëqyrje të vazhdueshme doganore.

- Advertisement -

Vlera e përgjithshme e mallit të padeklaruar është vlerësuar rreth 26,700.80 euro.

Dogana e Kosovës ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore, përfshirë ndalimin e përkohshëm të mallit dhe procedimin e mëtejmë të rastit në përputhje me legjislacionin në fuqi.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat