spot_img
E enjte, 2 Prill, 2026
13:56
HomeKosovaAfati i fundit i mandatit të Osmanit: Çfarë ndodh pas 4 prillit...

Afati i fundit i mandatit të Osmanit: Çfarë ndodh pas 4 prillit nëse Kosova nuk zgjedh Presidentin e ri?

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Me afrimin e datës së përmbylljes së mandatit të Presidentes Vjosa Osmani, në diskursin publik është intensifikuar debati rreth procedurave që duhet të ndiqen në rast se nuk arrihet zgjedhja e një kreu të ri të shtetit brenda afateve të parapara.

Njohës të Kushtetutës kanë theksuar se sistemi juridik i vendit parashikon mekanizma të qartë për tejkalimin e një situate të tillë, duke garantuar vazhdimësinë e funksionimit të institucioneve. Në qendër të këtyre zhvillimeve mbetet roli i Kuvendit të Kosovës, i cili, përmes kryetarit të tij, merr përkohësisht kompetencat e kreut të shtetit.

- Advertisement -

Mandati gjashtëmuajsh i ushtruesit të detyrës Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka sqaruar se kjo situatë është e rregulluar qartë. Sipas tij, në mungesë të një presidenti të zgjedhur, mandatin e merr kryetari i Kuvendit.

“Afati kushtetues është gjashtë muaj, që nënkupton se brenda kësaj periudhe duhet të krijohen institucionet. Nëse nuk ka zgjedhje të Presidentit, shkohet në zgjedhje të reja. Kjo duhet të ndodhë brenda gjashtë muajve — të mbahen zgjedhjet, të konstituohet Kuvendi, të formohet Qeveria dhe të zgjidhet Presidenti”, ka deklaruar Kryeziu.

- Advertisement -

Baraliu: Më 4 prill përfundon mandati i Osmanit Edhe ish-kryetari i KQZ-së, Mazllum Baraliu, thekson se data 4 prill shënon fundin e mandatit të Vjosa Osmanit dhe nga ai moment ajo nuk do të jetë më Presidente e vendit. Ai shton se ushtrimin e detyrës, me automatizëm, e merr kryetari i Kuvendit të Kosovës.

“Me datën 4 prill mbaron mandati i saj dhe Osmani nuk është më Presidente. Meqë nuk e kemi të zgjedhur Presidentin tjetër dhe duke u bazuar edhe në vendimin e Gjykatës Kushtetuese, jemi në fazën e zgjedhjes. Kryeparlamentari bëhet ushtrues detyre për një periudhë maksimalisht prej gjashtë muajsh”, theksoi Baraliu.

Sipas ekspertëve, kjo situatë po shihet si një test i rëndësishëm për funksionimin demokratik dhe për pjekurinë institucionale të vendit, ku institucionet janë të obliguara që brenda afatit ligjor të përmbyllin procesin e zgjedhjes së Presidentit të ri për të shmangur krizën politike.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat