spot_img
E enjte, 2 Prill, 2026
14:49
HomeKosovaPDK me draft-rezolutë në ‘‘mbrojtje të dinjitetit të viktimave’’, Çitaku: Kuvendi s’mund...

PDK me draft-rezolutë në ‘‘mbrojtje të dinjitetit të viktimave’’, Çitaku: Kuvendi s’mund të sillet normalisht

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, gjatë fjalës së saj në Kuvend, ka bërë të ditur se kjo parti ka përgatitur një draft-rezolutë për „mbrojtjen e së vërtetës dhe dinjitetit të viktimave të luftës“.

Çitaku ka kërkuar që kjo nismë të vendoset si pika e parë e rendit të ditës në seancën e sotme, duke theksuar se PDK-ja është plotësisht e hapur për diskutime dhe plotësime me grupet e tjera parlamentare.

- Advertisement -

„PDK-ja ka përgatitur një draft-rezolutë në mbrojtje të së vërtetës dhe dinjitetit të viktimave të luftës. Sot nuk kemi vetëm sfida politike e institucionale, por kemi një sfidë edhe më të rrezikshme: përpjekjen për ta shtrembëruar historinë tonë. Kujtesa është themeli mbi të cilin qëndrojmë si shoqëri“, deklaroi ajo.

Thirrja për unitet në Kuvend Në argumentimin e saj, Çitaku theksoi se miratimi i kësaj rezolute duhet të ketë përparësi mbi pikat e tjera të rendit të ditës, duke e cilësuar si një domosdoshmëri morale dhe kombëtare.

- Advertisement -

„Kemi dhënë një draft-propozim dhe jemi të gatshëm ta diskutojmë. Kërkojmë ta fusim në rend dite si pikë të parë, menjëherë pas pyetjeve parlamentare. Nuk ka kuptim që Kuvendi të sillet normalisht sot pa e miratuar këtë rezolutë si hap të parë. Për PDK-në është e domosdoshme që kjo nismë të hyjë në rend dite dhe të trajtohet me prioritet“, shtoi deputetja Çitaku.

Sipas saj, mbrojtja e historisë së luftës çlirimtare është një detyrim ndaj brezave të ardhshëm dhe një përgjigje ndaj tendencave për rishkrimin e fakteve historike të Kosovës.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat