spot_img
E enjte, 2 Prill, 2026
16:45
HomeKosovaMoskompletimi i KQZ-së, Behrami thirrje Vjosa Osmanit: Mos e lër këtë në...

Moskompletimi i KQZ-së, Behrami thirrje Vjosa Osmanit: Mos e lër këtë në dorë të një militanteje si Albulena Haxhiu

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Artan Behrami, ka reaguar ashpër lidhur me mosemërimin e anëtarit të dhjetë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) nga ana e presidentes Vjosa Osmani, ndonëse afati ligjor po afron drejt fundit.

Behrami i ka bërë thirrje presidentes që të mos lejojë ndikime politike në këtë proces, duke drejtuar akuza specifike ndaj ministres së Drejtësisë. „Mos ia lë këtë në dorë një militanteje si Albulena Haxhiu“, ka qenë kërkesa e tij e drejtpërdrejtë drejtuar Osmanit.

- Advertisement -

Gjatë deklaratës së tij, Behrami theksoi se pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, është e domosdoshme që PDK-ja ta ketë përfaqësuesin e saj të dytë në këtë institucion të rëndësishëm zgjedhor.

“Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar edhe një herë nga presidentja Osmani që të emërojë të dytin në KQZ nga PDK-ja, sidomos pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Ne presim që urgjentisht ajo, në frymën e këtij vendimi, por edhe në frymën e argumenteve që kemi dhënë si parti, të vendosë për anëtarin e dytë që PDK-ja duhet ta ketë patjetër në KQZ”, deklaroi deputeti Behrami.

- Advertisement -

Debati për përbërjen e KQZ-së Çështja e anëtarit të dhjetë ka mbetur pezull tash e sa kohë, duke shkaktuar përplasje mes presidencës dhe partive opozitare. PDK-ja pretendon se sipas fuqisë politike dhe interpretimit kushtetues, ky vend i takon grupit të tyre parlamentar për të garantuar balancën politike brenda komisionit.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat