spot_img
E diel, 5 Prill, 2026
19:00
HomeKosovaQeveriaMiratohet projektligji për Shtetësinë, Sveçla thotë se krijon lehtësira edhe për diasporën

Miratohet projektligji për Shtetësinë, Sveçla thotë se krijon lehtësira edhe për diasporën

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, prezantoi Projektligjin e ri për Shtetësinë e Kosovës.

Në mbledhjen e Qeverisë, ai tha se me këtë nismë do të ketë lehtësime për diasporën për rikthimin e shtetësisë për ta.

- Advertisement -

“Në esencë, kjo nismë është një iniciativë strategjike e Qeverisë për të afruar legjislacionin tonë me praktikat më të mira ndërkombëtare. Përmes këtij projektligji realizojmë premtimin e qeverisë për lehtësimin maksimal të procesit të rikthimit të shtetësisë për diasporën tonë, të cilëve për shkak të kufizimeve në shtetet e tyre, iu është dashur të heqin dorë nga shtetësia e Kosovës”, deklaroi ministri.

Ky projektligj u miratua pa asnjë kundërshtim.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat