Një person është arrestuar në Kaçanik, pasi dyshohet për kanosje ndaj zyrtarëve policorë.
Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur më 2 prill 2026, rreth orës 16:30, në rrugën “Ismail Raka”, ku i dyshuari nuk ka respektuar urdhrat e policisë gjatë kontrollit.
Sipas raportit policor, derisa zyrtarët policorë i kanë kërkuar dokumentet personale dhe të automjetit, ai i ka kanosur verbalisht.
I dyshuari është intervistuar nga organet kompetente dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.



