spot_img
E diel, 5 Prill, 2026
18:41
HomeLajmeVotohet në qeveri Projektligji për masat për produktet bazë në treg të...

Votohet në qeveri Projektligji për masat për produktet bazë në treg të destabilizuar

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Qeveria e Kosovës ka votuar sot Projektligjin për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg, një nismë kjo që synon mbrojtjen e konsumatorëve nga rritja e pakontrolluar e çmimeve.

Gjatë prezantimit të këtij projektligji para kabinetit qeveritar, ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila, bëri të ditur risitë që sjell ky rregullim i ri ligjor. Sipas saj, për zbatimin e masave të përkohshme të rregullimit të çmimeve parashihet themelimi i një bordi të pavarur.

- Advertisement -

Ky organ mbikëqyrës do të ketë një rol kyç në monitorimin e tregut dhe do të emërohet drejtpërdrejt nga Kuvendi i Kosovës, institucion të cilit do t’i raportojë rregullisht për punën dhe gjetjet e tij.

Projektligji i miratuar vjen si përgjigje ndaj luhatjeve të fundit në tregun global dhe nevojës për një bazë ligjore që lejon shtetin të ndërhyjë me kufizime të margjinës së fitimit ose vendosjen e çmimeve tavan në raste krizash. Pas votimit në Qeveri, dokumenti do t’i dërgohet Kuvendit për shqyrtim dhe miratim final.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat