spot_img
E premte, 3 Prill, 2026
16:42
HomeKosovaNë një pompë në Kosovë, çmimi i naftës shkon mbi 2 euro...

Në një pompë në Kosovë, çmimi i naftës shkon mbi 2 euro për litër

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Pas rritjes së fundit në tregun e derivateve, çmimi i naftës në Kosovë ka shënuar një rritje drastike brenda 24 orëve. Nga 1.82 euro për litër sa ishte gjatë ditës së djeshme, sot një litër naftë po tregtohet me 2.03 euro.

Kjo ngritje e shpejtë e çmimeve pritet të ndikojë drejtpërdrejt te qytetarët dhe bizneset, duke rritur ndjeshëm kostot e jetesës dhe ato të operimit. Shtrenjtimi i derivateve zinxhirisht prek edhe çmimet e produkteve dhe shërbimeve të tjera në vend.

- Advertisement -

Autoritetet kompetente kanë bërë të ditur se po e monitorojnë situatën me vëmendje dhe po kërkojnë që të sigurohen furnizime të qëndrueshme në treg, me qëllim që të evitohet destabilizimi i mëtutjeshëm.

Kjo krizë e çmimeve vjen në një kohë kur tregjet globale po përballen me luhatje të mëdha, duke e bërë të vështirë parashikimin e stabilitetit të çmimeve për periudhën në vijim.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat