spot_img
E hënë, 6 Prill, 2026
12:21
HomeKosovaVjosa Osmani sot ia dorëzon detyrën Albulena Haxhiut

Vjosa Osmani sot ia dorëzon detyrën Albulena Haxhiut

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot në orën 16:00 do t’ia dorëzojë zyrtarisht detyrën kryeparlamentares së Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu.

Presidenca mbrëmë ka njoftuar se akti ceremonial i dorëzim-pranimit të detyrës do të mbahet në Kabinetin e Presidentes.

- Advertisement -

“Në orën 16:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ia dorëzon detyrën Kryetares së Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu. Akti ceremonial i dorëzim-pranimit të detyrës do të mbahet në Kabinetin e Presidentes”, thuhet në komunikatën për medie nga Zyra e Presidentes.

Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu do të jetë ushtruese e detyrës së presidentes, pasi Kuvendi ende nuk ka zgjedhur presidentin e ri. Ajo maksimalisht mund ta mbajë këtë post për 6 muaj.

- Advertisement -

Kuvendi ka afat deri më 28 prill për të zgjedhur presidentin e ri.

Vjosa Osmani është zgjedhur Presidente e Kosovës më 4 prill 2021.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat