spot_img
E mërkurë, 8 Prill, 2026
15:55
HomeKosovaEKSKLUZIVE / Kush është Korab Bajgora që kërcënoi familjen Haradinaj?

EKSKLUZIVE / Kush është Korab Bajgora që kërcënoi familjen Haradinaj?

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Korab Bajgora, i arrestuar të premten për kërcënimet ndaj familjes së Ramush Haradinajt, del të jetë emër i njohur për organet e drejtësisë.

Bajgora, me vendbanim në Pejë, ishte arrestuar në janar të vitit të kaluar nga Policia.

- Advertisement -

Ai dyshohej se kishte kërcënuar zyrtarët e Policisë së Kosovës derisa ata po mundoheshin ta neutralizonin të dyshuarin.

“Nëse afroheni do tё ju gjuaj ose do ta vras veten”, thuhej se kishte thënë Bajgora, bazuar në një raportim të Sinjalit më 15 janar të vitit 2025.

- Advertisement -

Bajgora atë kohë dyshohej për dy vepra penale “Mbajtje nё pronёsi kontroll, posedim tё paautorizuar tё armёve” dhe “Pёrdorim i armёs apo mjetit tё rrezikshёm”.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, Policia kishte gjetur një pushkë automatike dhe një pistoletë, si dhe disa fishekë.

Bajgora u arrestuar përsëri të premten, por këtë radhë për kërcënime ndaj Ramush Haradinajt.

Kërcënoi Ramush Haradinajn, Policia e Kosovës njofton për arrestimin e Korab Bajgores

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat