spot_img
E diel, 5 Prill, 2026
08:53
HomeKulturëGjovalin Shkurtaj, emër i rëndësishëm në historiografinë gjuhësore

Gjovalin Shkurtaj, emër i rëndësishëm në historiografinë gjuhësore

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Akademia e Shkencave dhe Muzeu Historik Kombëtar uruan sot, me rastin e 83-vjetorit të lindjes, studiuesin dhe gjuhëtarin, Gjovalin Shkurtaj.

Ai ka lindur më 4 prill 1943, në Bajzë të Malësisë së Madhe. Shkollën e mesme e kreu në Shkodër, ndërsa studimet e larta i ndoqi në Universitetin e Tiranës, ku u diplomua për Gjuhë Shqipe dhe Letërsi në vitin 1966.

- Advertisement -

Karrierën akademike e nisi me studimin e dialekteve dhe sociolinguistikës, duke u afirmuar më vonë si një studiues me ndikim në gjuhësinë shqiptare.

Nga viti 1967 deri më 1989 punoi në Institutin e Gjuhësisë, ndërsa më pas, si profesor dhe drejtues departamenti, u mor me studimin e gegërishtes veriperëndimore (Lezhë, Kastrat, Hot, Kelmend, Rranxat e Mbishkodrës). Përmes mësimdhënies në Universitetin e Kalabrisë (2000–2002), ai kontribuoi në ndërkombëtarizimin e studimeve gjuhësore shqiptare dhe në afrimin kulturor mes Shqipërisë dhe Italisë.

- Advertisement -

Kontributi i Gjovalin Shkurtajt është një pikë referimi e rëndësishme në historiografinë gjuhësore shqiptare, duke ndikuar në ruajtjen e identitetit gjuhësor dhe kulturor.

Vepra e tij madhore “Atlasi dialektologjik i gjuhës shqipe” dhe studimet e thelluara mbi kulturën e të folurit, vazhdojnë të shërbejnë si burim i pazëvendësueshëm për studiuesit dhe studentët e gjuhësisë.

Gjovalin Shkurtaj luajti një rol në modernizimin e gjuhësisë shqiptare duke e zhvendosur fokusin nga studimi i thjeshtë strukturor i gjuhës drejt sociolinguistikës, një disiplinë që analizon raportin midis gjuhës dhe shoqërisë.

Ai ishte ndër të parët që trajtoi shqipen jo si një sistem statik, por si një organizëm të gjallë që ndryshon sipas mjedisit social, moshës dhe profesionit. /atsh

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat