spot_img
E diel, 5 Prill, 2026
11:45
HomeRajoniFOTO / Aksion në Tiranë, lirohen hapësirat e zëna nga automjetet e...

FOTO / Aksion në Tiranë, lirohen hapësirat e zëna nga automjetet e vjetra

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Në fshatin Lundër, Tiranë vijon puna për lirimin dhe pastrimin e hapësirave publike të zëna nga automjete dhe motomjete të vjetra.

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari inspektoi nga afër punën që po kryhet në Lundër, e cilësuar si pika më e madhe e automjeteve të konfiskuara në vite.

- Advertisement -

Mund të jetë një imazh i teksti

Lamallari tha se “këto mjete të konfiskuara me vendim administrativ dhe të bllokuara nga Policia e Shtetit nga sot e tutje do të shkojnë për skrap duke liruar hapësira publike dhe duke përfituar vlerën e plotë financiare nga plot 2553 automjete. Të ardhurat do të përkthehen në kontribut real për mbështetje të kapaciteteve të Policisë, Prokurorisë së Përgjithshme,  Prokurorisë së Posaçme, Byrosë Kombëtare të Hetimit, qendrave spitalore dhe bashkive. Këto institucione do të përfitojnë nga fond ii posaçëm për përdorimin e mjeteve dhe pasurive të konfiskuara”.

- Advertisement -

Mund të jetë një imazh i teksti

Sipas Lamallarit, ky operacion vazhdon në shkallë kombëtare.

Në të gjithë vendin janë 24 pika grumbullimi, totali i të gjithë makinave dhe motomjeteve janë rreth 15 mijë, të cilat i janë nënshtruar të gjitha ankandit.

Në Lundër ka makina dhe motomjete të rezervave të shtetit që janë të përziera, 1400 të tilla dhe territori që lirohet sot është 9.5 ha.

Mund të jetë një imazh i makinë

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat