Një aksident trafiku ka ndodhur sonte në fshatin Llugë të Podujevës.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:00, ku si pasojë tre perosna kanë mbetur të lënduar.
Lajmin për media e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti, e cila tregoi se në aksident kanë qenë të përfshirë një automjet dhe një motoçikletë.
“Sot rreth orës 18:00, në fshatin Llugë të Podujevës, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira një automjet dhe një motoçikletë. Si pasojë e aksidentit, tre persona kanë pësuar lëndime trupore. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, ka thënë ajo.



