spot_img
E mërkurë, 8 Prill, 2026
17:18
HomeSiguriaPoliciaAksident fatal në Drenas: përplasen kamioni dhe vetura, një i vdekur

Aksident fatal në Drenas: përplasen kamioni dhe vetura, një i vdekur

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot në fshatin Baincë të Drenasit.

Rastin për media e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

- Advertisement -

Sipas saj, aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 09:40 dhe në të janë përfshirë dy automjete, një kamion dhe një veturë.

“Si pasojë e përplasjes, një person (mashkull) ka ndërruar jetë. Vdekja e tij është konstatuar në vendin e ngjarjes nga ekipi mjekësor”, ka deklaruar Ahmeti.

- Advertisement -

Ajo shtoi se njësitet e trafikut rajonal janë duke u marrë me hetimin e rrethanave të aksidentit.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat