spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
05:05
HomeKulturë“Emili”, filmi shqiptar që trajton rolin e sfidat e gruas dhe nënës...

“Emili”, filmi shqiptar që trajton rolin e sfidat e gruas dhe nënës në shoqëri

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Dy gra që interpretohen nga Luiza Xhuvani dhe Arta Dobroshi vihen përballë zgjedhjes për të ardhmen ndërsa dhuna ka tronditur familjen e tyre. Filmi më i ri shqiptar në kinema, “Emili” trajton rolin e sfidat e gruas dhe nënës në shoqëri.

Në spital, në burg, në kufi. Kamera i ndjek personazhet në disa situata në filmin “Emili” të regjisores së re Ajola Daja, e cila ka pasur një qasje të veçantë në të gjithë kontributet ne kinema, rolin e gruas në shoqëri dhe sfidat. Filmi bën bashkë Luiza Xhuvanin dhe Arta Dobroshin.

- Advertisement -

“Sigurisht nuk e mendoja që do t’i bëja bashkë, por mendoj se një armë e fortë ka qenë skenari. Unë nuk shkruaj për gjëra që nuk më trondisin, apo që nuk i ndjej, dhe kur një gjë më trondit jam e gatshëm të derdh gjithë emocionin dhe besoj se kjo ka funksionuar”, thotë Daja.

Një bashkëshort i dhunshëm dhe nevoja për t’i ikur kësaj dhune, udhëkryqi i nënës dhe pasojat me të cilat përballen familjet në kompleksitetin e një situate sa sociale kur zgjidhet duken të vështira.

- Advertisement -

“Personazhet e filmit nuk vijnë të paragjykuar, ne do të kuptojmë që në jetë njeriu i ka të gjitha ngjyrat. Nuk do merremi me dhunën, por me pasojat e dhunës dhe do të shohim përballjen e këtyre dy grave pasi dhuna ka kaluar, çfarë do të bëjnë me jetët e tyre”, tha Daja, raporton Balkanweb.

Filmi i mbështetur nga Qendra Kombëtare do të jetë në kinema deri në 14 nëntor, për të shfaqur në ekranin e madh, Emilinë dhe jetën që jetohet e tronditet përeth saj.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat