spot_img
E mërkurë, 8 Prill, 2026
16:40
HomeKosovaIsa Mustafa për zgjedhjen e presidentit: Duhet marrëveshje mes pozitës dhe opozitës...

Isa Mustafa për zgjedhjen e presidentit: Duhet marrëveshje mes pozitës dhe opozitës për një figurë pa anime politike

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka folur për procesin e zgjedhjes së presidentit të vendit, duke theksuar se zgjidhja e kësaj çështjeje kërkon domosdoshmërisht vullnet për marrëveshje politike.

Mustafa deklaroi se si pozita, ashtu edhe opozita, duhet të krijojnë hapësirë për dialog në mënyrë që të përzgjidhet një personalitet i cili do të ushtronte funksionin pa anime politike.

- Advertisement -

„Në qoftë se dëshirojmë zgjidhje, ose në qoftë se jemi të gatshëm si pozitë dhe si opozitë ta bëjmë presidentin, atëherë duhet të ketë hapësirë për marrëveshje. Domethënë, duhet të ulen pozita dhe opozita, të merren vesh bashkërisht për një personalitet i cili do ta kryente këtë punë pa anime politike“, u shpreh ai.

Heshtja për Vjosa Osmanin dhe mungesa e Abdixhikut I pyetur lidhur me një rikthim të mundshëm të Vjosa Osmanit në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), Mustafa nuk pranoi të deklarohej, duke vlerësuar se nuk ishte momenti i duhur për të folur për emra konkretë.

- Advertisement -

„Do t’ju kërkoj falje, sepse sot është krejt një temë tjetër. Nuk do të dëshiroja që këtë çështje që kemi hapur këtu në Akademi ta ndërlidh me emra konkretë. Mund ta shfrytëzojmë ndonjë rast tjetër që unë të jap qëndrimin tim politik“, deklaroi ish-kreu i LDK-së.

Sa i përket mungesës së kryetarit aktual të LDK-së, Lumir Abdixhikut, në promovimin e librit të tij, Mustafa u shpreh shkurt se pjesëmarrja ishte e hapur për të gjithë.

„Për promovimin e këtij libri kemi pasur ftesë publike, kështu që kanë ardhur ata që kanë dashur të vijnë, me të cilët ne kemi punuar për një kohë të gjatë“, përfundoi ai.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat