spot_img
E enjte, 9 Prill, 2026
01:05
HomeEkonomiNdalohet betonimi i shtretërve të lumenjve

Ndalohet betonimi i shtretërve të lumenjve

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, sot ka nxjerrë vendim për ndalimin e menjëhershëm të betonimit të shtretërve të lumenjve në gjithë Kosovën, duke i dhënë fund një praktike të vjetër, të dëmshme dhe të rrezikshme.

“Përdorimi i betonit eliminon shkëmbimin e ujërave nëntokësore, shkatërron habitatet e florës dhe faunës, si dhe rrit shpejtësinë e rrjedhës, duke shkaktuar rrezik më të lartë nga vërshimet. ​Ky ndalim nuk cenon kontratat ekzistuese, por kërkon përshtatjen e tyre teknike me standardet mjedisore. Duhet të garantojmë që mjetet publike të shpenzohen vetëm në projekte që mbrojnë natyrën dhe rrisin sigurinë e jetës. Mbrojtja e lumenjve është mbrojtje e jetës, biodiversitetit dhe së ardhmes sonë. Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor është e vendosur që politikat publike t’i vë në shërbim të natyrës dhe qytetarëve, duke i dhënë fund praktikave të dëmshme për mjedisin. Lumenjtë e Kosovës do të mbrohen dhe restaurohen në shërbim të gjeneratave të ardhshme”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat