spot_img
E enjte, 9 Prill, 2026
14:10
HomeKosovaDaut Haradinaj përkujton Betejën e Koshares: Kjo betejë e turpëroi ushtrinë serbe,...

Daut Haradinaj përkujton Betejën e Koshares: Kjo betejë e turpëroi ushtrinë serbe, ndërsa kombi ynë u pasurua me shumë heronj

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka përkujtuar sot 27-vjetorin e nisjes së Betejës së Koshares, duke e cilësuar atë si një nga momentet më historike dhe vendimtare të luftës sonë çlirimtare.

Përmes një mesazhi përkujtimor, Haradinaj theksoi se më 9 prill të vitit 1999, gra e burra të bashkuar rreth idealit të lirisë, u nisën drejt misionit për thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar. Ai veçoi rolin e Komandantit Rrustem Berisha dhe eprorëve të tij, të cilët në orët e hershme të mëngjesit nisën sulmin që do të ndryshonte rrjedhën e historisë.

- Advertisement -

Sipas Haradinajt, kjo betejë ishte një dëshmi e fuqishme e forcës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe një goditje e rëndë për forcat okupatore.

„Nga ai mëngjes e deri në çlirimin e plotë, kjo betejë e turpëroi skajshëm ushtrinë serbe, ndërsa kombi ynë u pasurua me shumë heronj të kësaj beteje“, ka deklaruar Haradinaj, duke shtuar se heronjtë e rënë në Koshare mbeten simbol i përjetshëm i sakrificës për liri.

- Advertisement -

Beteja e Koshares, e nisur më 9 prill 1999 në kuadër të operacionit „Shigjeta“, njihet si një nga thyerjet më të rëndësishme strategjike të kufirit që ndante shqiptarët, duke hapur rrugën për furnizim dhe lëvizje të forcave tona drejt çlirimit përfundimtar të vendit.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat