spot_img
E enjte, 9 Prill, 2026
13:59
HomeBotaMinistri iranian thotë se Ngushtica e Hormuzit do të rihapet kur ShBA...

Ministri iranian thotë se Ngushtica e Hormuzit do të rihapet kur ShBA të ndalojë ‘agresionin’

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Khatibzadeh, ka deklaruar se Teherani zyrtar është i gatshëm të „ofrojë siguri për kalim të sigurt” përmes Ngushticës së Hormuzit, rrugë kjo që sipas tij ka qenë e hapur për mijëvjeçarë, deri në nisjen e konfliktit me SHBA-në.

Megjithatë, Khatibzadeh ka vendosur një kusht të prerë, duke thënë se rihapja e plotë do të ndodhë vetëm “pasi Shtetet e Bashkuara ta tërheqin këtë agresion”. Sipas raportimeve të BBC-së, ky qëndrim i referohet mbështetjes amerikane ndaj sulmeve të fundit të Izraelit në Liban.

- Advertisement -

Midis normave ndërkombëtare dhe sovranitetit Në deklaratën e tij, zëdhënësi iranian theksoi se Irani synon t’u përmbahet “normave dhe ligjit ndërkombëtar”, por nënroi një element kyç sa i përket statusit juridik të kësaj rruge ujore.

Ai potencoi se Ngushtica e Hormuzit nuk gjendet në ujëra ndërkombëtare, andaj kalimi i sigurt i anijeve dhe cisternave varet drejtpërdrejt nga „vullneti i mirë i Iranit dhe Omanit”. Ky pozicionim sinjalizon se pavarësisht sinjaleve për rihapje, kontrolli mbi këtë pikë strategjike mbetet një mjet i fuqishëm presioni në duart e Teheranit.

- Advertisement -

Ngushtica e Hormuzit mbetet pika më e rëndësishme e tranzitit të energjisë në botë, dhe çdo lëkundje në qëndrimet e Iranit reflektohet menjëherë në çmimet globale të naftës dhe gazit.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat