spot_img
E hënë, 13 Prill, 2026
12:54
HomeKosova‘E domosdoshme dhe urgjente’, profesor Baraliu: Kushtetuta duhet të ndryshohet

‘E domosdoshme dhe urgjente’, profesor Baraliu: Kushtetuta duhet të ndryshohet

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Njohësi i çështjeve kushtetuese, Mazllum Baraliu, ka deklaruar se Kushtetuta e Republikës së Kosovës ka nevojë për ndryshime thelbësore, por ka theksuar se për një proces të tillë nevojitet vullnet i qartë politik.

Gjatë një paraqitjeje në emisionin „Ora 7”, Baraliu u ndal te përmbajtja e nenit të parë të Aktit më të Lartë Juridik të vendit, duke bërë krahasime me formulimet kushtetuese të shteteve të rajonit. Sipas tij, definimi aktual i Kosovës nuk pasqyron identitetin e shumicës, siç ndodh me shtetet fqinje.

- Advertisement -

“Në nenin e parë, në paragrafin e parë, duhet të shkruhet: ‘Kosova është shtet i shqiptarëve dhe i komuniteteve të tjera që jetojnë në të’, por nuk shkruhet kështu. Për shembull, në Kushtetutën e Malit të Zi dhe në shumicën e kushtetutave të tjera, si në Maqedoninë e Veriut, kështu shkruhet”, deklaroi Baraliu.

Ndryshime urgjente dhe domosdoshmëria e vullnetit politik Pavarësisht peshës historike që ka ky dokument, profesor Baraliu nënvizoi se dinamikat e reja kërkojnë ndërhyrje juridike për ta bërë Kushtetutën më funksionale dhe më përfaqësuese.

- Advertisement -

“Pavarësisht rëndësisë historike, ka nevojë të domosdoshme dhe urgjente që ajo të ndryshohet. Mirëpo, për këtë duhet vullnet politik”, u shpreh ai, duke lënë të kuptohet se pengesat kryesore mbeten te konsensusi i brendshëm politik dhe procedurat e vështira për amendamentim.

Kujtojmë se 9 prilli shënon Ditën e Kushtetutës së Kosovës, e cila u miratua në vitin 2008, vetëm pak javë pas shpalljes së pavarësisë.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat