Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka udhëtuar drejt Nju Jork në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të përfaqësojë Kosovën në seancën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Seanca e Këshillit të Sigurimit pritet të nisë sot në ora 10:00 sipas kohës lokale, ndërsa në Kosovë do të jetë ora 16:00.
Në këtë mbledhje, është paraparë të mbahet briefing-u i radhës për Kosovën.



