spot_img
E enjte, 9 Prill, 2026
23:25
HomeKosovaKurti: Mbretëria e Bashkuar partner kyç strategjik, Serbia po kërcënon me mbështetjen...

Kurti: Mbretëria e Bashkuar partner kyç strategjik, Serbia po kërcënon me mbështetjen e Rusisë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Në nisje të vizitës zyrtare në Londër, ZKM njofton se kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u prit nga Sekretarja për Punë të Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, Yvette Cooper.

Në takim, kryeministri Kurti “shprehu falënderime dhe mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën, duke e theksuar marrëdhënien e fortë dhe të qëndrueshme ndërmjet dy vendeve, të bazuar në vlerat e përbashkëta demokratike dhe angazhimin për sigurinë dhe prosperitetin evropian. Ai theksoi se Mbretëria e Bashkuar është partner kyç strategjik dhe u zotua për thellim të bashkëpunimit”, njofton ZKM.

- Advertisement -

Në njoftimin e ZKM-së gjithashtu theksohet se Kurti e informoi Sekretaren Cooper “për kërcënimet e vazhdueshme nga Serbia, me mbështetjen e Rusisë, përfshirë operimin me 48 bazat ushtarake të përparme operacionale përreth kufirit me Kosovën”.

Lidhur me dialogun me Serbinë, “ai përsëriti tri parakushtet për vazhdimin e procesit: dorëzimin nga Serbia të kryekriminelit Milan Radoiçiq, tërheqjen e letrës së ish-kryeministres Bërnabiq, dhe nënshkrimin e Marrëveshjes së Ohrit. Kryeministri theksoi se Kosova është e përkushtuar për normalizim të plotë të marrëdhënieve me Serbinë nëpërmjet një marrëveshjeje ligjërisht obliguese të bazuar në njohje të ndërsjellë”, vijon njoftimi.

- Advertisement -

“Kosova është partnere e besueshme për Mbretërinë e Bashkuar dhe për sigurinë e rajonit”, theksohet në komunikatën e ZKM-së.

Kryeministri Kurti theksoi se anëtarësimi i Kosovës në NATO dhe në Bashkimin Evropian, si synime strategjike, janë thelbësore për sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin afatgjatë.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat