Në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (OKB) për Kosovën, të mbajtur të enjten në Nju Jork, Mbretëria e Bashkuar ka kërkuar zgjedhjen e Presidentit të Kosovës në përputhje me Kushtetutën.
Jennifer MacNaughtan, diplomatja britanike në takimin e Këshillit të Sigurimit për çështjen e presidentit ka deklaruar:
“Ne inkurajojmë përparimin e shpejtë drejt zgjedhjes së një Presidenti, në përputhje me Kushtetutën e Kosovës”.
Gjithashtu, në fjalimin e saj, këshilltarja ka deklaruar se vazhdojnë “t’u bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të zgjidhin mosmarrëveshjet e pazgjidhura përmes Dialogut të lehtësuar nga BE-ja”.
Konjufca në KS të OKB-së: Serbia ta njohë Kosovën e mos ta mbajë peng gjithë rajonin



