spot_img
E premte, 10 Prill, 2026
13:55
HomeKosovaHaziri: LDK e gatshme ta mbështesë Abdixhikun për president

Haziri: LDK e gatshme ta mbështesë Abdixhikun për president

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri, ka deklaruar se kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku, është kandidati i parë që e përkahin për president, në rast të një marrëveshjeje me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Natyrisht që po. Sipas rregullës së parë, kandidati i LDK-së është kandidati i parë që në e mbështesim dhe kjo nuk është diskutua, sepse në rastin tonë nuk është diskuar për emra për të përveçëm. Kur është diskua për emra konsensual kanë qenë përtej partive. Por e kuptuam që me PDK-në është diskutuar edhe për emra të përveçëm”, ka thënë Haziri në Tëvë1.

- Advertisement -

Ai ka thënë se nëse ka marrëveshje me LVV-në, përveç 15 votave të deputetëve të tyre do të siguronin vota edhe nga partitë e tjera.

Haziri ka thënë se kreu i LDK-së është duke zhvilluar konsulta e bisedime të brendshme  për atë nëse mund të arrihet një marrëveshje me LVV-në.

- Advertisement -

“Abdixhiku tash në fazën e konsultave, bisedave të brendshme pas takimit të parë lidhur me procesin, a mund të arrijmë një marrëveshje”, ka thënë Haziri.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka thënë se në ciklin e dytë të takimeve mes Albin Kurtit dhe Lumir Abdixhikut për çështjen e presidentit është diskutuar për marrëveshje mes këtyre dy partive.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat