spot_img
E diel, 12 Prill, 2026
13:31
HomeBotaAmerikaZbardhet analiza e Bloomberg për 10 pikat e Iranit

Zbardhet analiza e Bloomberg për 10 pikat e Iranit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Zbardhet analiza e Bloomberg për 10 pikat e Iranit: Pse Hormuzi mbetet “muri” që nuk rrëzohet?

Presidenti Donald Trump e ka cilësuar propozimin e Ministrit Araghchi si një “bazë të punueshme”, por të dhënat e fundit nga “InfinityHedge” dhe “Bloomberg Economics” tregojnë se rruga drejt armëpushimit është e minuar me kushte që asnjëra palë nuk po i lëshon lehtë.


10 Pikat e Iranit: Kush thotë “PO” dhe kush “JO”?

Sipas analizës së detajuar, këto janë shtyllat e propozimit të Teheranit dhe reagimi i fuqive:

- Advertisement -
  • Garancia e mos-agresionit: SHBA ka gjasa të pranojë, por Irani kërkon Rusinë dhe Kinën si garantë.

  • Kontrolli i Hormuzit: REFUZIM TOTAL. Uashingtoni nuk mund të lejojë një precedent ku Irani dikton tregtinë globale.

    - Advertisement -
  • Pasurimi Bërthamor: Ka hapësirë për marrëveshje nëse vendosen limite strikte.

  • Heqja e Sanksioneve: SHBA është e gatshme t’i heqë në këmbim të koncesioneve të mëdha.

  • Dëmshpërblimi i luftës: JO. SHBA refuzon të paguajë, por Irani ka zbutur qëndrimin duke kërkuar përdorimin e fondeve të veta të ngrira.

  • Tërheqja e trupave amerikane: Trump mund të pranojë shkurtime të pjesshme, por jo largim të plotë.

  • Armëpushimi total: Izraeli aktualisht refuzon të ndalë operacionet në Liban.

MBROJTJA VS. DIPLOMACIA: USHTRIA AMERIKANE NË LËVIZJE

Ndërsa flitet për paqe, 90 avionë transporti (C-17 dhe C-5M) kanë fluturuar drejt Lindjes së Mesme në 24 orët e fundit. Vlerësohet se rreth 14,000 trupa tokësore kanë zbarkuar tashmë, duke përforcuar dyshimin se armëpushimi mund të jetë vetëm një dritare logjistike për një operacion më të gjerë nëse bisedimet dështojnë.

FRONTI I LEBANONIT: KTHESA E NETANYAHU-T

Një lajm shpërthyes vjen nga Jeruzalemi: Kryeministri Benjamin Netanyahu ka urdhëruar hapjen e negociatave të drejtpërdrejta me Libanin.

  • Javën e ardhshme: Takimi i parë do të mbahet në Departamentin e Shtetit në Uashington.

  • Qëllimi: Arritja e një marrëveshjeje të ndarë që do të shkëpuste Libanin nga konflikti i gjerë me Iranin.

EKONOMIA E LUFTËS: “IMUNITETI” IRANIAN

Pavarësisht sanksioneve, The Economist raporton se ekonomia ushtarake e Iranit po forcohet. Duke përdorur një imperi tregtare paralele, regjimi ka arritur të financojë “firepower-in” e tij pa varur nga ekonomia civile, gjë që e bën Teheranin një negociator shumë më të vështirë sesa pritej.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat