Ka ndërruar jetë ish-kongresisti amerikan dhe miku i Kosovës, Eliot Engel. Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e qeverisë së Qarkut Westchester.
Ish-kongresisti amerikan dhe mbështetësi i Kosovës, Eliot Engell, ka vdekur në moshën 79-vjeçare. Ai ka qenë mbledhësi kryesor i mbështetjes së Kongresit për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia, në vitin 2008.
Si kryetar i Komitetit për Punët e Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, Engel ka luajtur një rol të rëndësishëm në forcimin e angazhimit amerikan në Ballkanin Perëndimor. Ai u shqua për mbështetjen e tij të palëkundur ndaj Kosovës dhe popullit shqiptar.
Trashëgimia e tij mbetet ajo e një udhëheqësi me parime të forta, të përkushtuar ndaj vlerave demokratike dhe partneritetit ndërkombëtar.
Po ashtu, edhe Ambasada e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është shprehur e pikëlluar për vdekjen e ish-kongresistit Eliot Engel.
Në postimin e ambasadës thuhet se, mbështetja e palëkundur e Engel për Kosovën, ndihmoi në forcimin e lidhjeve të qëndrueshme mes Kosovës dhe SHBA’ve.
‘’Jemi thellësisht të pikëlluar nga ndarja nga jeta e Eliot Engel. Gjatë viteve, mbështetja e tij e palëkundur për Kosovën dhe popullin e saj ndihmoi në forcimin e lidhjeve të qëndrueshme të miqësisë ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara. Trashëgimia e tij do të kujtohet me respekt të thellë dhe mirënjohje të përhershme’’, thuhet në postim.
We are deeply saddened by the passing of Eliot Engel. Over the years, his steadfast support for Kosova and its people helped strengthen the enduring bonds of friendship between Kosova and the United States. His legacy will be remembered with deep respect and lasting gratitude. pic.twitter.com/HgSI4mm1GT
— Embassy of Kosovo US (@KosovoinUS) April 10, 2026



