spot_img
E shtunë, 11 Prill, 2026
14:15
HomeSiguriaPoliciaVdes në QKUK i dyshuari që shtiu drejt të dashurës e më...

Vdes në QKUK i dyshuari që shtiu drejt të dashurës e më pas qëlloi edhe veten

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ka vdekur gjatë trajtimit mjekësor në QKUK i dyshuari për plagosjet mbrëmë në Ferizaj. Sipas policisë, ai kishte shtënë fillimisht në drejtim të së dashurës së tij e më pas kishte qëlluar veten.

Lajmin e ka konfirmuar për media zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

- Advertisement -

“Personi V. K., i cili në këtë rast ishte në cilësinë e të dyshuarit dhe po trajtohej në QKUK në Prishtinë, si pasojë e lëndimeve të marra, më 11.04.2026, rreth orës 04:05, sipas informatës së pranuar nga QKUK në Prishtinë, ka ndërruar jetë”, tha ai.

Mbrëmë, i dyshuari, tashmë i ndjeri, ka shtënë me armë zjarri drejt të dashurës së tij, L.U., 24-vjeçare, e cila fillimisht u dërgua për trajtim në emergjencën e Ferizajt e më pas në QKUK. Pas saj, i dyshuari kishte qëlluar edhe veten.

- Advertisement -

Raporti i plotë i policisë:

Lidhur me rastin e datës 10.04.2026 në Ferizaj, ku mbetën të plagosur dy persona, ju njoftojmë si në vijim:

Më 10.04.2026, rreth orës 22:00, është raportuar rasti ku kanë mbetur të plagosur dy persona: L. U. (24-vjeçare), femër, kosovare, dhe V. K. (32-vjeçar), mashkull, kosovar.

Viktima e rastit, L. U., pasi ka pranuar ndihmën e parë në Emergjencën e Ferizajt, është dërguar për trajtim të mëtejshëm mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë, ku ndodhet ende nën përkujdesjen e mjekëve.

Ndërsa personi V. K., i cili në këtë rast ishte në cilësinë e të dyshuarit dhe po trajtohej në QKUK në Prishtinë, si pasojë e lëndimeve të marra, më 11.04.2026, rreth orës 04:05, sipas informatës së pranuar nga QKUK në Prishtinë, ka ndërruar jetë.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë për obduksion.

Rasti fillimisht është cilësuar si “Vrasje e mbetur në tentativë”, ndërsa pas rrethanave të reja, mbetet në kompetencë të prokurorit për cilësimin e mëtejshëm ligjor.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat