spot_img
E martë, 3 Mars, 2026
06:23
HomeSportMediat zbulojnë arsyet e vërteta të mos ftesës së Mbappe-s në kombëtaren...

Mediat zbulojnë arsyet e vërteta të mos ftesës së Mbappe-s në kombëtaren franceze

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

“Mos grumbullimi i Mbappe-s është një zgjedhje e imja, nuk ka të bëjë me gjëra që nuk lidhen me sportin, për sa kohë ai prezumohet i pafajshëm”.

Me këto fjalë, Deschamps sqaroi vendimin e tij të mos ftuar yllin francez për dy sfidat e radhës në Ligën e Kombeve, por sipas AS arsyeja është një tjetër, ka të bëjë pikërisht me faktin se Mbappe po hetohet në Suedi për përdhunim.

- Advertisement -

Gjithnjë sipas të përditshmes spanjolle, kjo është një histori e ngjashme me Karim Benzema.

Në vitin 2016, ish sulmuesi i Real Madrid, u përfshi në një skandal me sfond seksual së bashku me Valbuena-n.

- Advertisement -

Nga viti 2016 deri në vitin 2021, Benzema nuk u thërrit më në kombëtare duke humbur në këtë mënyrë Botërorin e fituar në 2018 dhe Evropianin e vitit 2021.

Ky mos grumbullim është një goditje e fortë për Mbappe-n, i cili po kalon momentin e tij më të vështirë si brenda ashtu edhe jashtë fushë.

Transferimi i tij në Madrid nuk po shkon sipas parashikimeve, madje në Spanjë qarkullojnë zëra se Mbappe mund të largohet në fund të sezonit për të pranuar ofertat e sheikëve në Arabinë Saudite.

Një vit më parë, Mbappe refuzoi 300 milionë euro nga ekipi i Al-Hilal.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat