spot_img
E shtunë, 18 Prill, 2026
16:45
HomeSiguriaPoliciaZbulohet laborator i madh droge në një fshat, në aksion Prokuroria e...

Zbulohet laborator i madh droge në një fshat, në aksion Prokuroria e Pejës dhe njësiti antidrogë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Prokuroria e Pejës dhe njësiti antidrogë kanë ndërmarrë një aksion sot në një fshat të Pejës ku është kapur një sasi e narkotikëve dhe u zbulua një laborator për prodhimin e drogës.

Lajmin për media e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi, i cili tha se pritet të ketë edhe arrestime

- Advertisement -

“Në një fshat të komunës së Pejës është kapur një sasi e konsiderueshme e narkotikëve. Përveç drogës, është zbuluar edhe një laborator për prodhimin e narkotikëve. Në këtë rast pritet të ketë arrestime. Në vendin e ngjarjes janë njësiti antidrogë nga Policia e Pejës dhe të gjitha njësitë relevante, bashkë me prokurorin e krimeve të rënda nga Prokuroria Themelore në Pejë”, tha ai.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat