EKSKLUZIVE: NGA “JASTËKU” ME 60 MIJË EURO TE BIXHOZI – SKANDALI QË PO SHPËRTHEN “PASTËRTINË” E LVV-SË!
Arrestimi i Fahredin Mujkës për skema piramidale zbardh prapaskenat e spastrimeve politike; dëshmia e Agim Pllashnikut demaskon urdhrat e Kurtit dhe Pacollit për ta “blinduar” klanin Mujka.
-
Prangat e mesnatës: Fahredin Mujka arrestohet për organizimin e bixhozit të paligjshëm, duke ndjekur gjurmët e vëllait të tij, Farukut, i cili u bë i famshëm për paratë e gjetura në jastëk.
- Advertisement - -
Viktima e parë: Agim Pllashniku, njeriu që guxoi të fliste kur Faruk Mujka ishte në kulmin e pushtetit, rikujton se si u “flijua” me urdhër politik për t’u hapur rrugë “hajnave”.
-
Tandemi shkatërrues: Akuzat rëndojnë mbi Albin Kurtin dhe Fitore Pacollin si ideologët e largimit të profesionistëve për t’i lënë terren skemave familjare të LVV-së.
- Advertisement -
Zhvillimi i ngjarjes: Kur vërtetësia e denoncimit vjen me pranga
Ajo që dikur cilësohej si “sulm opozitar” nga propaganda e pushtetit, sot u vërtetua me aksion policor. Arrestimi i Fahredin Mujkës për organizim të skemave piramidale ka hapur “Kutinë e Pandorës” për njërën nga familjet më të fuqishme brenda qeverisjes së Vetëvendosjes. Fahredini nuk është një emër i rastësishëm; ai është vëllai i Faruk Mujkës, Kryeshefit të “Ibër-Lepencit”, njeriut që u arrestua pasi iu gjetën 60 mijë euro (të deklaruara fillimisht si 50 mijë) cash brenda jastëkut në shtëpinë e tij. 📉🛑
Ky arrestim rikthen në vëmendje dëshminë rrëqethëse të Agim Pllashnikut. Pllashniku, një prej denoncuesve të parë të korrupsionit në “Ibër-Lepenc”, u largua dhunshëm nga puna me një urdhër që, sipas tij, erdhi direkt nga zyra e Kryeministrit Albin Kurti dhe u koordinua nga deputetja Fitore Pacolli.
Mozaiku i një “Kapjeje” të Re
| Aktori Kryesor | Lidhja / Pozita | Skandali i Dokumentuar | Roli në Sistemin “Mujka” |
| Faruk Mujka | Kryeshef i “Ibër-Lepenc” | 60,000€ cash në jastëk / Korrupsion. | Ekzekutuesi i spastrimeve politike. |
| Fahredin Mujka | Vëllai i Kryeshefit | Arrestuar sot për bixhoz e skema piramidale. | Profiteri i skemave të paligjshme. |
| Agim Pllashniku | Ish-zyrtar / Denoncues | U largua nga puna me urdhër politik. | Dëshmitari që parashikoi “hajninë e VV”. |
| Kurti-Pacolli | Kupola Qeverisëse | Urdhëruesit e eliminimit të profesionistëve. | Mburoja politike e familjes Mujka. |
Analiza e storm•: Kur “hajnat” veshin petkun e çlirimtarëve
Për iLC/storm•, rasti i vëllezërve Mujka është prova përfundimtare se “çkapja e shtetit” ishte vetëm një sllogan për t’u lënë vend jastëkëve me para dhe bixhozit me tenderë miliona eurosh.
Në këtë lloj qeverisje (“me duar të pastërta”), kemi një situatë ku punëtorët si Agim Pllashniku flaken në rrugë me urdhra politik, vetëm sepse nuk pajtohen me vjedhjen, ndërsa vëllezërit e zyrtarëve të lartë organizojnë “piramida” zhvatëse për qytetarët. Kur Pllashniku shpërtheu në reagimin e tij: “Ju kam thanë që këta janë hajna”, ai nuk po fliste me emocione, por me fakte që sot po vulosen me pranga policie. Për iLC/storm•, ky nuk është thjesht nepotizëm; kjo është një strukturë e organizuar ku pushteti lokal e qendror janë bërë një tandem shkatërrues që po e bën Kosovën të pajtueshme me krimin. A janë këto miliona eurot e tenderëve që përfundojnë në tryezat e bixhozit të Fahredinit, ndërsa Albin Kurti flet për moral dhe Fitore Pacolli për integritet?



